Biznes

Një Bitcoin këmbehet me 1,000 dollar, arrin pikën më të lartë në tre vite

Jan 2 2017
0 Shpërndarje
Një Bitcoin këmbehet me 1,000 dollar, arrin pikën më të lartë në tre vite

5304Bitcoin e ka filluar 2017-tën me një rritje të paprecedent duke arritur vlerën më të lartë në tre vite, mbi 1,000 dollar.

Monedha dixhitale është kritikuar vazhdimisht si një mjet i cili u vjen në ndihmë aktiviteteve kriminale dhe shmangies së detyrimeve taksative.

Analistët besojnë se kjo rritjen vjen nga kërkesa e madhe në tregun Kinez që çoi në zhvlerësimin e monedhës vendase. 2016-ta ishte viti më i dobët i këtij të fundit.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters pjesa më e madhe e transaksioneve kryhen në Kinë.

Bitcoin është monedha dixhitale e përdoret për të lëvizur lirisht paranë në mënyrën terësisht të fshehtë dhe jashtë kontrollit të një banke qëndrore apo qeverie.

Megjithatë monedha gjendet larg rekordit të 1,163 dollarëve të shënuar në fund të 2013-tës.

Vlera totale e Bitcoin-ëve të disponueshme është më shumë se 16 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>