Ja se si

Një buton tastiere që duhet të përdorni në shfletuesin tuaj

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Një buton tastiere që duhet të përdorni në shfletuesin tuaj

Mendoni për herën e fundit që keni mbushur një formular në shfletuesin tuaj në ueb.

Zakonisht kjo ndodh kur ju jeni duke bërë blerje ose regjistroheni për diçka, ju duhet të shkruani emrin tuaj, adresën, dhe të gjitha këto.

Pasi të keni përfunduar një fushë, a keni lëvizur dorën për të kapur mousin, të gjeni kursorin, ta zvarritni atë në fushën e ardhshme, klikoni në atë fushë, dhe pastaj të filloni të shkruani përsëri?

Kjo është katër hapa: pra shumë.

Ju duhet të merrni njohuri mbi butonin Tab. Me atë ju mund të kaloni me lehtësi në ueb nga një fushë në një tjetër, pa përdorur mous-in.

Kjo funksionon në këtë formë: Kur të plotësoni një formular online (ose edhe të themi, një PDF), përdorni Tab të hidheni nga fusha tuaj e përzgjedhur aktualisht në një tjetër në të djathtë më poshtë (ose, në disa raste, anash saj). Plotëso fushën…shtyp Tab; plotëso fushën…shtyp Tab. Përsëriteni si të nevojshme derisa të mbaroni.

Bëjeni zakon dhe së shpejti do të pyesni veten pse keni humbur kaq shumë kohë për të arritur mousin.

Tastiera e re Logitech lidhet me 3 pajisje në të njëjtën kohë

Meqë ra fjala, duke shtypur Tab lëvizni vetëm në fushën e ardhshme, nëse keni nevojë për të lëvizur kursorin në fushën e mëparshme, shtypni Shift-Tab.

Si ta përdorni më shpejt rrjetin Facebook

Dhe ja mberritem ne fund te formularit: mund të shtypni butonin Enter në vend të të klikuarit OK ose butonin Submit. Tani ju mund të mbani gishtat tuaj në tastierë, ku dhe duhet të jenë!. (PCWorld Albanian)

tastier TAB

Tags >

Tastierë
Lajmet e fundit>