Lajmet

Një çertifikatë e skaduar e Gmail ndaloi së funksionuari shërbimin

Apr 6 2015
0 Shpërndarje
Një çertifikatë e skaduar e Gmail ndaloi së funksionuari shërbimin

gmail-logo-100160576-galleryGoogle harroi të rinovonte një nga çertifikatat e saj TLS, çka çoi edhe në një ndërprerje të shërbimit të Gmail përmes klientëve të palëve të treta të postës elektronike.

Problemi i rregullua në pak orë, pork jo duhet të shërbejë si një përkujtues në gjurmimin e skadimit të çertifikave dixhitale. Ca përdorues në Twitter dhe rrjete sociale të tjera raportuan se klientët e postës elektronike si Microsoft Outlook apo OS X Mail shfaqnin gabime të çertifikatave kur aplikacionin përpiqej të dërgonte mesazhe përmes smtp.gmail.com.

Mesa duket problem nuk qëndronte tek protokolli SMTP, por tek një çertfikatë e një niveli më të lartë operuar nga Google. Me pak fjalë, kur çertifikatat SSL/TLS vertetohen nga aplikacionet, të gjitha çertifikatat që bëjnë lidhjen në zinxhir duhet të vërtetohen me patjetër.

Sipas faqes së raportimit të statusit të Gmail, u deshën afro 2 orë e gjysëm që Google të rregullonte këtë problem. Çertifikata u rinovua gjer më 31 Dhjetor 2016.

Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur në Shkurt të 2013 në serverat e shërbimit Microsoft Azure. Duke qenë se ky ishte njës shërbim cloud, shumë shërbimeve të tjera nga palët e treta u prekën gjithashtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>