Softuer

Një Counter-Strike i ri po vjen…

Aug 13 2011
0 Shpërndarje
Një Counter-Strike i ri po vjen…

Titulli i radhës do të quhet Counter-Strike: Global Offensive dhe sipas debateve në forumin e Steam thuhet se bëhet fjalë për një titull real dhe veçse në fazat e zhvillimit. 

Deri tani informatat janë shumë të pakta, por megjithatë ajo që supozohet se do të ndodh është lansimi në çerekun e parë të vitit 2012 dhe fokusimet në betejat e famshme 5 me 5. Valve pritet të avancojë motorin e lojës, renditjet e ekipeve dhe individëve, pritet të shtojë armë të reja, granata, ripërpunim të hartave legjendare Dust e Aztec, etj.

Mesa duket në fillim të vitit 2012 do të jemi gati për një seri të re të garave me CS të ri, edhe pse CS 1.6 ka qenë dhe vazhdon të jetë numër një në vendin tonë. Kotaku ka sugjeruar se do të sjellë informata të reja gjatë javës së ardhshme, kështu që do të jeni të informuar… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>