Analiza

Një dizajn i ri mund të bëjë internetin 100 herë më të shpejtë

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Një dizajn i ri mund të bëjë internetin 100 herë më të shpejtë

Një grup i hulumtuesve MIT kanë demonstruar një mënyrë të re të organizimit të rrjeteve optike që në shumicën e rasteve, do të eleminonin nevojën për konvertim.

Momentalisht, kur sinjalet optike arrijnë nga drejtime të ndryshme dhe arrijnë tek një router në të njëjtën kohë, ato konvertohen në sinjale elektrike në mënyrë që routeri ti ruaj ato në memorien e tij.

Por qasja e MIT-së, e quajtur “ndërrimi i rrjedhshëm”, thuhet se do të zgjidh këtë problem. Mes lokacioneve që shkëmbejnë vëllime të mëdha të të dhënave, të themi Los Angeles dhe New York, ndërrimi i rrjedhshëm do të formonte një rrugë të dedikuar përgjatë rrjetit.

Për disa gjatësi të caktuara të valëve të dritës, routerët gjatë rrugës do të pranonin sinjale që arrijnë nga vetëm një drejtim dhe do t’i dërgonin ato vetëm në një drejtim tjetër. Pasi që nuk ka asnjë lloj mundësie që sinjalet të arijnë nga drejtime të ndryshme, nuk ka nevojë për të pasur ruajtje në memorie.

Ekipi ka bërë analizën matematike për kapacitetin e rrjetetve të ndërrimit të rrjedhshëm dhe ka provuar idetë në rrjete të vogla optike ekpserimentale që funksionojnë përgjatë bregdetit Lindore.

Ata kanë theksuar se ndërrimi mund të rris në mënyrë të lehtë ratën e të dhënave të rrjeteve optike 100 herë e ndosha edhe 1000 herë, me përmirësime tjera të mëtutjeshme në skemën menaxhuese të rrjetit.

Ori Gerstel, njëri prej inxhinierëve kryesor pranë Cisco Systems, tha se pengesa kryesore në adoptimin e ndërrimit të rrjedhshëm mund të jetë ekonomike, që do të thotë zëvendësimi i router-ëve ekzistues të internetit. Por ai thekson, se nuk është e qartë nëse ka kërkesë të mjaftueshme në kohën e tanishme për internet edhe më të shpejtë, për të cilin ia vlenë të investohet.

“Ndërrimi i rrjedhshëm punon mrekullueshëm në rrjete me kërkesa të mëdha – në rast se keni përdorues që kanë nevojë për shumë bandwidth dhe dëshirojnë pak vonesa gjatë rrjetit” tha Gerstel. “Por shumica e konsumatorëve nuk i përkasin ende kësaj kategorie”.

Por Chan thekson se shpërthimi i popullaritetit të videos dhe televizionit HD përmes interneti gjatë viteve të fundit mund të ketë ndikimet e veta për implementimin e ndërrimit të rrjedhshëm, dhe në këtë rast mund të paraqitet edhe kuptimi financiar.

Lajmet e fundit>