Lajmet

Një djalosh 16 vjeçar nga Australia hakoi rrjetin e brendshëm të Apple

Aug 17 2018
0 Shpërndarje
Menjëherë pasi zbuloi hakimin gjigandi i iPhone kontaktoi me FBI-në dhe çështja më pas u referua tek Policia Federale Australiane. Një djalosh 16 vjeçar nga Australia hakoi rrjetin e brendshëm të Apple

Një adoleshent nga Australia u shpall fajtor për hakimin e rrjetit të Apple dhe shkarkimin e dokumenteve të brendshme.

16 vjeçari kishte arritur të aksesonte 90 gigabajt të dhëna duke thyer sistemin disa herë nga shtëpia e tij në Melburn.

Dokumente i ruajti në një folder “hacky hack hack.”

Apple thotë se nuk janë kompromentuar të dhënat e konsumatorëve ndërsa gazeta lokale The Age thotë se në të vërtetë djaloshi ka hyrë në llogaritë e përdoruesve.

Menjëherë pasi zbuloi hakimin gjigandi i iPhone kontaktoi me FBI-në dhe çështja më pas u referua tek Policia Federale Australiane.

Në shtëpinë e djaloshit u gjetën dy laptopë me numra serial të ngjashëm me ata kompjutera që kishin aksesuar sistemin.

Djaloshi ishte shprehur se endërronte që një ditë të punonte për Apple. Avokati i tij tha se djaloshi ishte shumë i njohur në komunitetin ndërkombëtar të hakimit.

Emri i tij nuk është bërë publik për arsye ligjore. Vendimi për të do të jepet me 20 Shtator. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>