Analiza

Një dokument i publikuar në internet konfirmon versionin 128GB të iPhone 6

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
Një dokument i publikuar në internet konfirmon versionin 128GB të iPhone 6

gsmarena_001Një dokument i rrjedhur në internet liston modulet NAND të iPhone 6 duke sugjeruar se Apple do të lançojë smartfonin në versionet 16 GB, 64 GB dhe 128 GB. Ajo që ka “humbur” në këtë rast është versioni 32 GB i cili është zëvendësuar me një model 64 GB. Sipas burimeve, Toshiba dhe Hynix do të ofrojnë çipet 16GB NAND. Hynix gjithashtu do të jetë përgjegjës për modelet 64 GB së bashku me SanDisk. Moduli me hapësirën më të madhe prej 128 GB do të mbajë brendin e Toshiba-s.

Ky është një indikator i fuqishëm se Apple nuk ka për qëllim të shesë shumë modele 128 GB iPhone. Çmimet nuk janë specifikuar akoma. Ju mund ta mbani mend kur u lançua iPhone 5S, u tha se Apple kishte në plan të ofronte një model 128 GB, por kjo nuk ndodhi. Mbetet për tu parë nëse iPhone 6 do e sjellë këtë kapacitet të shumë pritur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>