Lajmet

Një dry inteligjent? Një i tillë i paisur me Bluetooth dhe NFC po vjen muajin e ardhshëm

Feb 25 2015
0 Shpërndarje
Një dry inteligjent? Një i tillë i paisur me Bluetooth dhe NFC po vjen muajin e ardhshëm

a-padlock-all-100569894-large

Në fakt kohët e fundit kishim filluar të dëgjonim për matësa elektronik inteligjent dhe po presim të implementohen në shtëpitë tona nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Por teknologjia shpeshherë na surprizon me prurjet e saj të reja, një risi që se kishim dëgjuar më parë. Këtë herë bëhet fjalë për një dry inteligjent. Një grup hulumtuesish prezantuan dryrin inteligjent në komunitetin Kickstarter vitin e shkuar. Quick Padlock tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke qënë se ai pëemban një Bluetooth 4.0 dhe NFC për tu hapur dhe mbyllur. Kjo paisje nuk tërhoqi interes të mjaftueshëm tek investitorët. Por duket se ky projekt ja ka dalë të realizohet dhe kompania që fshihet pas tij, SafeTech Product, ka deklaruar produkti është i disponueshëm për tu porositur ku do të hidhet në shitje gjatë muajit Mars.

Quick Padlock mund të përdoret në dy mënyra; përmes Bluetooth-it të shoqëruar nga një aplikacion i specializuar për Android dhe iOS ose ju mund të përdorni një çelës që ofron mbështetje për NFC. Aplikacioni përkatës mund të përdoret për të krijuar dhe shpërndarë kode me personat e tjerë që kanë akses në ndërtesë. Gjithashtu aplikacioni do t’ju bëjë të ditur se kush ka hyrë apo ka dalë në të. Sipas kompanisë ky dry inteligjent do të kushtojë 79 dollar.

Por përse lind nevoja për një dry inteligjent dhe përse cilësohet kaq i rëndësishëm? Në ditët e sotme, në një botë ku siguria cilësohet tepër primare dhe teknologjia po ecën me ritme të shpejta, nuk kishte si të mungonte edhe një produkt i tillë. Duke qënë se të gjithë janë të pajisur me një smarfon apo pajisje elektronike, çdo njeri prej nesh do donte të përdorte një teknologji të tillë në shtëpinë e tij. Është fleksibël dhe lehtësisht i aksesueshëm. Përkrah Quick Padlock do të lançohet dhe një dry tjetër i quajtur Noke i cili pati një fushatë të suksesshme gjatë të cilës mblodhi 600.000 dollar fonde. Noke pritet të lançohet gjatë muajit Prill. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>