Vëzhgim

Një e pesta e nxënësve të klasës së tretë kanë celularë

Apr 10 2012
0 Shpërndarje
Një e pesta e nxënësve të klasës së tretë kanë celularë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkolla e mesme fillon me klasën e gjashtë, ku janë nxënësit e moshës 11-12 vjeçare. Për të ditur më shumë për sistemin e edukimit në Shtetet e Bashkuara, ju mund të klikoni këtu.

Stephanie Englander nga Universitetit të Bridgewater kreu një studim (PDF) për Qendrën në Masaçusets  për Reduktim të Agresionit. Hulumtimi i saj përmban intervista me 20,766 studentë në Masaçusets, ku një e treta e tyre janë në klasën e dymbëdhjetë, me qëllim që të shihet nëse teknologjia e tanishme luan ndonjë rol tek ata.

Studimi tregon që jo vetëm fëmijët më të vegjël kanë telefona celularë por gjithashtu më tepër se 90 për qind e fëmijëve janë online nga gjenerata e tretë.

“Edukimi në ngacmimet kibernetike dhe sjelljet kibernetike ka nevojë që të fillojë mirë përpara Shkollës së Mesme,” këshillon Englander në studim. “Fëmijët janë të gjithë online nga klasa e tretë dhe mbi 20 për qind raportohen të përjetojnë probleme me kolegë online.”

Disa gjëra të tjera që janë nxjerrë nga ky studim janë:

-Në shkollën e mesme, 90 – 91 për qind e fëmijëve thonë që ata mund të përdorin telefonat e tyre celularë për të dërguar porosi tekstuale dhe për të pasur qasje në internet.

-Përafërsisht 35 – 40 për qind e fëmijëve të shkollave fillore raportohet të kenë qenë shënjestra të ngacmimeve, teksa 50 – 53 për qind e studentëve të shkollave të mesme dhe të larta thonë që ata kanë qenë shënjestër.

-Teksa në shkollë ngacmimet zvogëlohen me rritjen e moshës së fëmijëve, ngacmimet kibernetike rriten me rritjen e moshës së fëmijëve./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>