Lajmet

Një emoji në iMessage thyen mijëra iPhone

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Një problem i ri ka pushtuar telefonat e Apple dhe bëhet fjalë për një mesazh me tekst tre karaktere i cili çon në dështimin e iPhone. Një emoji në iMessage thyen mijëra iPhone

I zbuluar fillimisht nga një zhvillues iOS në Francë dhe publikuar Youtuberi EverythingApplePro, ky problem prek të gjitha modelet e iPhone me versionet e vjetra të iOS.

Vetë mesazhi komprometues përfaqësohet nga një emoji, një “0” dhe një emoji në formën e ylberit.

Këto tre karaktere të dërguar përmes iMessage bëhen shkak për bllokimin e aplikacionit deri në dështimin e telefonit. Sipas testimeve nga iOS 8.4 deri tek 10.2, të gjithë iPhone dhe iPad me këto sisteme operativ iMessage bllokohej.

Problemi është aktivë prej disa javësh megjithatë vëmendjen e mori vetëm ditët e fundit. Një teori është se ku vendosen tre karakteret së bashku, iOS përpiqet të shkrijë flamurin dhe ylberin për të krijuar një flamur në ngjyrë ylberi. Por me “0” në mes që interferon, aplikacioni iMessage dështon.

Apple nuk ka komentuar ende mbi ngjarjen megjithatë për sa kohë nuk fshihet gjë nga telefoni, ky marifet është shndërruar argëtues për shumë përdorues.

Nëse iMessage bllokohet atëherë hapni aplikacionin e kontakteve, klikoni mbi personin dhe më pas ikonën e mesazhit. Kjo do ju ridrejtojë tek iMessage duke e zhbllokuar aplikacionin. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>