Analiza

Një epoke e re për blerjet me Apple Pay

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Një epoke e re për blerjet me Apple Pay

Applepay-master675-v2Shërbimi më i ri i lançuar nga Apple, Apple Pay ende nuk është vënë në përdorim, por gjithsesi pritet të shënojë fillimin e një epoke te re për blerjen e artikujve nëpër pika tregtare.

Apple Pay do të bëjë të mundur kryerjen e pagesave duke përdorur smartfonin tuaj në vend të parave, kartave të debitit/kreditit apo çeqeve. Adhuruesit e Apple por jo vetëm, shprehen pozitivisht për ApplePay, e cila do të përdorë dhe lexuesit e shenjës së gishtave në iPhonet e fundit për të konfirmuar identitetin.

Premtimi për pagesa me anë të telefonëve që do të ishin të përshtatshme dhe të sigurta, janë bërë prej kohësh nga kompani të fuqishme si Google dhe Verizon. Ky premtim ka mbetur kryesisht i papërmbushur deri tani.

Apple Pay nga ana tjetër do të rrisë sasinë e transaksioneve që kryhen me anë te telefonit. Me këtë shërbim, i cili pritet të jetë gati për përdorim brenda muajit, vetëm përdorimi i shenjës së gishtërinjve nëpërmjet iPhone-ve do të jetë i mjaftueshëm për të bere një pagesë, duke sjellë kështu kursim kohe, dhe lehtësi për konsumatorët. Në këtë mënyrë, Apple do të jetë kompania që e ka sjellë këtë shërbim në mënyrën më të shpejtë dhe të sigurt deri tani.

Kjo metodë pagesash duket se do të jetë shumë popullore, duke qenë se që tani shume restorante me emër dhe dyqane sikurse McDonald’s, kanë firmosur për të pranuar kryerjen e pagesave pranë tyre me Apple Pay.

Duket se Apple do të vazhdojë traditën e saj për të revolucionuar dhe këtë industri, ashtu sikurse bëri me industrinë e blerjes së muzikës duke prezantuar iPodet, dhe me industrinë e përdorimit të telefonëve celularë duke prezantuar iPhone-t. Ky shërbim pagesash i lançuar, besohet se do të ketë po këtë efekt, sjelljen e një revolucioni për kryerjen e pagesave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>