Lajmet

Një firmë Koreano-Jugore pagoi 1 milion dollar hakerave të një ransomware

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Shefi ekzekutiv i Nayana tha se hakerat kërkuan 4.4 milion dollar në Bitcoin fillimisht. Një firmë Koreano-Jugore pagoi 1 milion dollar hakerave të një ransomware Photo Source: Webroot

Një firmë Koreano-Jugore e hostimit në uebfaqeve pagoi 1 milion dollar hakerave të një ransomware për të rifituar qasjen në të dhënat e bllokuara.

Besohet se kjo shifër është rekord edhe pse vlen të theksohet se këto lloj pagesash nuk bëhen publike në të shumtën e rasteve.

Shefi ekzekutiv i Nayana tha se hakerat kërkuan 4.4 milion dollar në Bitcoin fillimisht.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar firmat të mos paguajnë shuma të tilla e madje të mos negociojnë fare me hakerat.

Ata u shprehën të habitur për shumën e paguar dhe publikimin e këtij informacioni. Bëhet fjalë për ransomware Erebus i cili u përdor për të sulmuar sistemet Linux.

Mesa duket Nayana hyri në negociata duke ulur çmimin deri në 500,000 dollar nga 4.4 milion përpara se hakerat të kërkonin 1 milion dollar. Besohet se janë enkriptuar 153 serverë Linux dhe 3,400 uebsajte konsumatorësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>