Harduer

Një foto skematike e iPhone 8-ës zbulon teknologjinë e ngarkimit wireless

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Në imazhin skematik të paraqitur mëposhtë qartësisht mund të vihet re një sipërfaqe e rrumbullakët në pjesën e pasme duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një sipërfaqe konduktive për të ngarkuar baterinë e telefonit. Një foto skematike e iPhone 8-ës zbulon teknologjinë e ngarkimit wireless

Dalëngadalë kanë filluar të shfaqen detajet dhe informacionet e para rreth iPhone 8-ës i cili pritet të debutojë në Shtator. Imazhet e ditës së sotme vinë nga OnLeaks dhe tregojnë se telefoni i ardhshëm i Apple do të ketë teknologjinë e ngarkimit wireless.

Në imazhin skematik të paraqitur mëposhtë qartësisht mund të vihet re një sipërfaqe e rrumbullakët në pjesën e pasme duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një sipërfaqe konduktive për të ngarkuar baterinë e telefonit.

Përveç këtij detaji, imazhi tregon  dy kamera të pasme të vendosura jo më horizontalisht por vertikalisht. Në fund të telefonit mund të vini re se edhe këtë vit mungon porta kufjeve tradicionale 3.5 mm.

Së fundi në pjesën frontale do të vini re katër vrima ngjitur me boksin. iPhone 7 ka një vrimë për kamerën selfie dhe një për sensorët e dritës dhe proksimitetit. A do të thotë se iPhone 8 do të ketë dy kamera selfie?

Edhe pse ka patur publikime të shumta se sensori i shenjave të gishtërinjve do të vendoset në pjesën e pasme, në këtë imazh rasti nuk është i tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>