Lajmet

Një gabim drejtshkrimor i cili nxori offline dhjetra uebfaqe dhe shërbime

Mar 3 2017
0 Shpërndarje
Në fillim të kësaj jave një pjesë e internetit nuk po funksiononte për shkak se serverët që e fuqizonin nuk ishin në linjë. Një gabim drejtshkrimor i cili nxori offline dhjetra uebfaqe dhe shërbime

Këto serverë ishin pjesë të S3, shërbimi i njohur Amazon i hostimit, dhe kur ato dolën nga linja morën me vetë sajte të mëdha në internet. Quora, Trello, dhe IFTTT ishin ndër sajtet e prekura. Serverët erdhën në linjë disa orë më vonë.

Tani, Amazon ka zbuluar shkakun e këtij problemi. Të martën, anëtarët e skuadrës së S3 po mirëmbanin sistemin e faturimit.

Si pjesë e këtij procesi, ato kishin nevojë që të nxirrnin offline një pjesë të serverëve.  Fatkeqësisht, një nga komandat pati një gabim shkrimor dhe nxori offline një pjesë më të madhe të serverëve. 2 nga nënsistemet e S3 gjendeshin në këto serverë.

Këto nënsisteme ishin të rëndësishëm. Një nga to menaxhonte meta të dhënat dhe informacionin e pozicionit në të gjithë rajonin. Pa këtë nënsistem shërbimet nuk mund të përformonin operacionet e zakonta.

Pas incidentit sisteme të ndryshme kërkonin një rindezje të plotë, që kërkon shumë kohë. Amazon tha se S3 ishte dizajnuar që të përballonte humbjen e disa serverëve, por ishte rifillimi masiv i sistemeve që shkaktoi probleme.

Si rezultat Amazon po bën ndryshime për të lejuar sistemin që të rikuperohet më shpejt në rast të një aksidenti tjetër. Gjithashtu, tani inxhinierët e S3 nuk munden të heqin kapacitet nga S3 nëse do të qonte numrin e nënsistemeve poshtë një limiti të kapaciteti të serverit. /PCWorld Albanian

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>