Lajmet

Një gabim drejtshkrimor zanafilla e hakimit të e-mail-it të Podestas

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Një gabim drejtshkrimor zanafilla e hakimit të e-mail-it të Podestas

14hack-top1-sub-articlelargeHakimi dhe më pas publikimi i e-mail-eve të shefit të fushatës së Hillary Klinton, John Podesta erdhi si rezultat i një gabim në shkrim, raportoi prestigjozja Amerikane New York Times.

Gjatë muajit Mars, Podesta mori një e-mail nga Google ku thuhej se disa hakera po përpiqeshin të infiltronin llogarinë e tij Gmail.

Kur një ndihmës dërgoi e-mail tek shefi i IT-së për të pyetur nëse kërcënimi ishte reale, ndihmësi i fushatës së Klinton, Charles Delavan tha se ishte një “e-mail legjitim” dhe se Podesta duhej të ndryshonte fjalëkalimin menjëherë.

Në vend që tu thoshte se e-mail-i ishte një kërcënim serioz dhe ndryshimi i fjalëkalimit duhej të bëhej menjëherë përmes uebsajtit të Google, gabimisht ai kishte thënë ndihmësit të klikonte e-mail-in mashtrues duke u dhënë hakerave qasje.

Delavan tha se qëllimi i tij kishte qenë shkrimi i fjalës “ilegjitim,” një gabim që ai tha se nuk ja ka faluar vetvehtes akoma. E-mail-i ishte një sulm “peshkimi” i cili zbuloi fjalëkalimin e Podestas për hakerat. Pak kohë më pas Wikileaks publikoi e-mail-et e tij dërguar 10 vite më parë.

Gjatë Tetorit, firma e sigurisë Secure Works kishte identifikuar një lidhje Bit.ly e publikuar nga Wikileaks dhe e përdorur në sulmin ndaj Podesta. Ky shërbim i shkurtimit të lidhjeve e bën më të vështirë zbulimin e uebsajteve të dëmshme.

Secure Works kishte gjetur e-mail-in dhe përgjigjen e Delavan në arkivën e Wikileaks. E-mail-et e Podestas dominuan fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>