Analiza

Një gjë e thjeshtë që po nxit vartësinë tuaj ndaj medias sociale

Nov 13 2014
0 Shpërndarje
Një gjë e thjeshtë që po nxit vartësinë tuaj ndaj medias sociale

imgNëse miqësia do të varej nga cilësia dhe jo sasia, atëherë këtu lindin debatet. Të paktën kjo ndodh në ueb ku ndërveprimet sociale sot shfaqin numra gjithë andej. 300 ndjekës në Twitter. 500 miq në Facebook. Ne madje kemi miq që numërojnë pëlqimet në Instagram, dhe fshijnë ato përmbajtje që nuk kanë mjaftueshëm pëlqime. Kuantifikimi i jetëve tona sociale është i destinuar ti japë tjetër formë ndërveprimeve ndërpersonale. Por artisti dhe zhvilluesi Benjamin Grosser e bën çdo gjë të qartë duke thënë se të gjithë këto numra kanë një efekt të brendshëm sepse ato të gjithë janë matës sasior të jetëve tona përmes të cilëve në gjykojmë miqësinë tonë dhe jetët tona.

Që para dy vitesh, Grosser ka publikuar një shtojcë shfletuesi mjaft intrigues e quajtur Facebook Demetricator, ku ky i fundit esencialisht largon të gjithë numra nga Facebook duke i fshehur. Teorikisht do të thotë: Asnjë mik. Asnjë ftesë. Të paktën kjo shtojcë fsheh edhe data të caktuara, në mënyrë që të mos mundeni as të përcaktoni datën e një përmbajtjeje të postuar.

Me anë të këtij mjeti i cili për dy vjet ka qëndruar online, qindra mijëra njerëz e kanë përdorur dhe Grosser ka kërkuar edhe reagimet e përdoruesve lidhur me shtojcën duke zbuluar ndjesitë që të jep Facebook pa gjithë përcaktues sasior. Me pak fjalë, ndjesia e krijuar nuk ngjason aspak me atë Facebook që ne njohim, sepse përdoruesit ndjehen më pak të tensionuar në konkurrencën për like, më pak të tensionuar për të pëlqyer përmbajtjet e tjerëve, dhe më pak të tensionuar ndaj fshirjes së përmbajtjeve që nuk janë pëlqyer.

Me pak fjalë, ankthi i krijuar nga Facebook humbet tërësisht. Rrjeti social pa numra duket dhe ngjason me një bashkëbisedim popullor dhe më shumë social. Me shtojcën Demetricator, përqendrimi i përdoruesve nuk është më në numrin e pëlqimeve që merr, apo sesa shumë e pëlqen dikush statusin tuaj, por përkundrazi tashmë ajo që ka më vlerë dhe ndikim është kush e ka pëlqyer dhe çfarë kanë thënë lidhur me të. Sasia tashmë nuk është primare, duke u krijuar përdoruesve hapësira të përqendrohen në materialet dhe përmbajtjet.

Dhe kjo gjë duket fantastike. Ekziston një literaturë e gjerë sesi numrat ndikojnë në sjelljet tona. Është arsyeja kryesore pse dietikët duan të humbin kalori, arsyeja pse planifikuesit urban vendosin shenja të kufizimit të shpejtësisë, dhe arsyeja pse mësuesit vendosin nota nga 1 deri tek 10. Për dekada me rradhë, psikologët kanë kuptuar se reagimet numerike në kohë reale i motivojnë njerëzit për ta ndryshuar atë.

“Aksion, informacion, reagim” shkruante Tomas Goetz. Forma e reagimeve është një mjet efektiv në ndryshimin e sjelljeve njerëzore. Duke vazhduar më tej, Demetricator sugjeron se mbase reagimi në median sociale po na ndryshon sjelljet tona në mënyrën që nuk do dëshironim. Ato na inkurajojnë të deformojmë identitetin tonë dixhital duke na bërë të kërkojmë për më shumë “miqësi” ose “pëlqime”. Ato na mësojnë ne se shakatë, fotografitë dhe njoftimet e rëndësishme të jetës kanë vlerë vetëm kur dikush tjetër ka bërë një klikim të dyfishtë mbi to.

Ditët e sotme, padyshim nuk ka zhgënjim më të madh dhe më universal se të postosh një status kritik ose një foto të bukur në Facebook dhe në fund të shikoni se keni marrë një ose dy pëlqime. Tashmë shtrohet pyetja se gjithë kjo a ka të bëjë me natyrën e vërtetë të Facebook? Manipulimi i karakterit njerëzor? Grosser qartësisht mendon se Facebook dhe rrjetet e tjera sociale kanë dizenjuar këtë sistem qëllimisht për të inkurajuar më shumë angazhim, më shumë klikime e cila është mjaft e dobishme për reklamuesit. Prandaj Facebook është shumë i mirë për bizneset. Por a është i mirë për zemrat dhe mendjet e tona? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>