Blog

Një gjykatë Evropiane thotë se punonjësit duhet të lajmërohen nëse po monitorohen

Sep 5 2017
0 Shpërndarje
Vendimi i cili pritet të ketë pasoja edhe format e monitorimit të kompanive ndaj punonjësve në vendin e punës do të ketë nevojë për kontroll të vazhdueshëm në mënyrë që të shmangen abuzimet. Një gjykatë Evropiane thotë se punonjësit duhet të lajmërohen nëse po monitorohen

Në një vendim të publikuar ditën e sotme, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut tha se kompanitë duhet tu japin informacion paraprakisht punonjësve nëse u monitorojnë komunikimet e tyre elektronike.

Vendimi i cili pritet të ketë pasoja edhe në format e monitorimit të kompanive ndaj punonjësve në vendin e punës do të ketë nevojë për kontroll të vazhdueshëm në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Vendimi erdhi në përgjigje të një rasti i cili daton 10 vite më parë. Një shtetas Rumun u pushua nga vendi i punës në 2007-ën për shkeljen e rregullores së brendshme të kompanisë duke përdorur burimet e saj për qëllime personale.

Specifikisht ai kishte përdorur një aplikacion komunikimi, Yahoo Messenger, për të shkëmbyer mesazheve me të fejuarën e tij dhe vëllanë. Transkriptet e komunikimit të tij u prezantuan tek Ai si provë për pushimin e tij nga puna.

Gjykata vendosi në favor të Bogdan Barbulescu duke thënë se punëdhënësi kishte shkelur të drejtat e tij duke mos respektuar jetën e tij private dhe familjare sipas Artikullit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë gjykatat në Rumani kishte hedhur poshtë paditë e Barbulescu.

Trupi gjykues vendosi në favor të Barbulescu duke thënë se gjykatat Rumune kishin dështuar në mbrojtjen e të drejtave të tij dhe nuk ishte lajmëruar paprakisht se komunikimi i tij monitorohej. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>