Vëzhgim

Një gjykatë kineze anon kah Apple për emrin iPad

Feb 17 2012
0 Shpërndarje
Një gjykatë kineze anon kah Apple për emrin iPad

Prodhuesi kinez Proview Technology ka zotëruar markën tregtare, por dështoi për t’i bartur markat tregtare për “iPad” tek Apple, që tregoi që e ka blerë emrin e prodhuesit vite më parë.

“Ne i blemë të drejtat botëtore të Proview për markën tregtare iPad në 10 shtete të ndryshme disa vite më parë,” thuhet sipas një deklarimi nga Apple. “Proview refuzon të nderojë marrëveshjen me Apple dhe një gjykatë e Hong Kongut ka dalë në anën e Apple në këtë çështje.”

Proview Technology thotë që e ka pasur këtë markë tregtare që nga viti 2011, por Apple thotë që e ka bërë një marrëveshje për ta blerë markën tregtare përpara se të lëshohej iPad.

Proview i ka selitë e veta në Tajvan, Shenzhen,Vuhan, Hong Kong dhe Evropë, me zyrën e vet në Tajvan duke vepruar si Proview Electronics, që është anëtar i Proview. Ndërmarrja thotë që Apple ka blerë markën tregtare nga zyra në Tajvan. Pasi që patenta i takon zyrës në Shenzhen, Proview nuk e shihte si të arsyeshme për të nderuar marrëveshjen./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>