Lajmet

Një gjykatë turke e konsideron vendimin e bllokimit të Twitter-it si problematik dhe të nxituar

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Një gjykatë turke e konsideron vendimin e bllokimit të Twitter-it si problematik dhe të nxituar

prime-minister-erdoganNdalimi i aksesimit të Twitter-it nga qeveria Turqisë pothuajse ka rezultuar gjithmonë në humbjen e betejës, kjo mbase falë përdoruesve të shumtë të teknologjisë dhe këtyre shërbimeve në këtë shtet.

Tashmë, bllokimi gjashtë ditor i Twitter-it në këtë shtet si duket po përballet me humbjen e betejës në gjykatë, sipas një raporti nga Hurriyet Daily News.

Gazeta thotë se një Gjykatë Turke e ka quajtur problematik këtë vendim të ekzekutuar nga një urdhër i qeverisë, që do të thotë se ndalimi i aksesimit të Twitter-it në këtë shtet duhet të hiqet derisa gjykatat të kenë ankimimet e duhura që janë dorëzuar kundër rrjetit social.

Ky duket si një hap pozitiv për partitë në opozitë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, por mundet njëkohësisht të garantojë një fitore afatshkurtër ndaj Kryeministrit Erdogan i cili vazhdimisht vë në dukje kërcënimin që përbëjnë këto rrjete sociale, duke përfshirë edhe media të tjera sociale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>