Lajmet

Një grup hakerash Kinez hakon për herën e dytë një makinë Tesla

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Hakimi kompleks fillonte me dërgimin e një softueri keqdashësh përmes shfletuesit të makinës dhe një serie exploitësh kompjuterikë. Një grup hakerash Kinez hakon për herën e dytë një makinë Tesla Photo Source: Bloomberg

Për herën e dytë hulumtuesit Kinezë arritën të hakonin një makinë Tesla Model X duke aplikuar frenat dhe hapur dyert e saj.

Hakimi kompleks fillonte me dërgimin e një softueri keqdashësh përmes shfletuesit të makinës dhe një serie exploitësh kompjuterikë.

Hakerat arritën të kontrollonin makinën përmes Wi-Fi dhe rrjetit celular. Hulumtuesit njoftuan Teslan për zbulimin e tyre në Qershor të këtij viti dhe kompania adresoi problemet e sigurisë brenda dy javësh konfirmuan hulumtuesit e Keen Security pranë gjigandit Tencent.

Në një qëndrim zyrtar Tesla inkurajonte këtë lloj hulumtimi në mënyrë që të parandalohen ngjarje të frikshme në të ardhmen. Kompania tha se këto janë raste të ralla dhe ende nuk ka parë një konsumator të saj të preket deri në këtë pikë.

Kjo përbën herën e dytë të ekipi i Keen Security në Shangai arrin të hakojë një Tesla dhe të aplikojë frenat në distancë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>