Lajmet

Një grup hakerash nga Rusia ka vjedhur 1.2 miliardë fjalëkalime dhe emra përdoruesish

Aug 6 2014
0 Shpërndarje
Një grup hakerash nga Rusia ka vjedhur 1.2 miliardë fjalëkalime dhe emra përdoruesish

Dominican Republic Police arrested 6 Anonymous hackersPrestigjiozja amerikane New York Times foli për një raport që detajon atë që mund të quhet koleksionimi më i madh i identiteteve të vjedhura në Internet.

Bazuar në një hulumtim nga firma e sigurisë Hold Security, një bandë ruse ka kompromentuar 420,000 uebfaqe dhe ka koleksionuar afro 540 milionë adresa e-maili unike.

Si për ta bërë më keq, uebsitet më të prekura akoma janë të cenueshme, sipas themeluesit të firmës kërkimore Hold Security, Alex Holden. Burimi i informacionit thotë se disa kompani të mëdha janë informuar se të dhënat e tyre janë të përfshira në këto vjedhje.

Grupi kriminal mendohet të ketë përdorur informacionin për të postuar spame në rrjetet sociale. Besohet se përbëhet nga disa individë që kanë lidhje të afërta me njëri-tjetrin. Shkalla e ndërhyrjeve ka kaluar në nivel alarmi. Vitin e kaluar, u raportua se ishin prekur afro 40 milionë karta krediti dhe llogari bankare. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>