Lajmet

Një grup hakerash Turq shndërron sulmet kibernetike në një lojë shpërblyese

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Një grup hakerash Turq shndërron sulmet kibernetike në një lojë shpërblyese

Backlit keyboardNjë grup hakerash Turq kanë shndërruar sulme kibernetike në një lojë duke shpërblyer ata të cilët me sukses godasin shënjestrat.

Hakerat përfitojnë pikë saherë që kryejnë një sulme drejt një numri të caktuar uebsajtesh. Pikët e grumbulluara shërbejnë për blerjen e mjeteve të hakimit. Të gjitha uebsajtet e shënjestruara janë në kontroll të organizatave anti qeveritare.

Ishte firma e sigurisë Forcepoint e cila zbuloi uebsajtin në fjalë i cili ofronte shpërblime për sulmet. Quajtur, “Surface Defence,” sajti funksionon në rrjetin Tor dhe u jep hakerave të tjerë qasje në mjetin Sledgehammer.

Ky mjet rrëzon uebsajtet duke i bombarduar me të dhëna më shumë se çmund të mbajnë, një sulm i cili njihet gjerësisht Distributed Denial Service(DDoS).

Një shpërblim prej 1 pike jepet kur çdo 10 minuta një sulm drejtohet në një prej objektivave tha Forcepoint.

Objektivat janë kryesisht grupe fushatash kurde, organizata mediatike, parti politike opozitare dhe uebsajte me informacion të genoncidit Armen. Të goditura ishin edhe uebsajtet e Partisë Unioni Kristian Demokratik në Gjermani dhe Festivali i Filmit në Izrael.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë hakera të shumtë ku më spikaturi ishte njëri me 450 pikë. Tek shpërblimet bëjnë pjesë mjete të sofistikuara sulmesh DDoS dhe softuerë hakimi.

Forcepoint tha se kjo është hera parë që hakerat kanë shndërruar në një lojë sulmet kibernetike në përpjekje për të tërhequr më shumë hakera të tjera.

Megjithatë Forcepoint raportoi se Sledgehammer kishte një “backdoor” të hapur ku krijuesi i vërtetë i lojës përgjon të gjithë hakerat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>