Harduer

Një grup hulumtuesish ka zhvilluar një bateri prej alumini e aftë të ngarkohet në vetëm 60 sekonda

Apr 7 2015
0 Shpërndarje
Një grup hulumtuesish ka zhvilluar një bateri prej alumini e aftë të ngarkohet në vetëm 60 sekonda

battery-crisis-primary-100529210-galleryHulumtuesit në Universitetin Stanford kanë zhvilluar një bateri të re e cila ka aftësi të karikohet brenda një minute. Përveç kësaj hulumtuesit premtojnë se ajo është më e sigurt se bateritë me litium e cila përdoret në pajisje të ndryshme duke filluar që nga smartfonët e deri tek avionët e pasagjerëve. Kjo risi përbën një hap të madh në fushën e karikimit.

Bateria përbëhet nga jone alumini, të cilët janë më të lirë se ata të litiumit. Por ky nuk është avantazhi i vetëm; këta lloj jonesh ofrojnë një performancë më të lartë dhe nuk janë kanë prirje për të shkaktuar zjarr apo të plasin kur nëqoftëse dëmtohen, ashtu siç kanë tendencë jonet e litiumit. Kjo bateri nuk do të marrë flakë as nëse ajo shpohet me materiale të rënda, deklaron një profesor kimie në Stanford.

Nuk është hera e parë që zhvillohet një bateri alumini. Problemi qëndron në gjetjen e materialeve të përshtatshme për të ndërtuar anodën dhe katodën që i reziston karikimeve të vazhdueshme. Hulumtuesit rastësisht zbuluan një zgjidhje për këtë problem. Rezultati është një bateri që mund ti rezistojë 7500 cikleve të karikimit pa e humbur performancën. Kjo është diçka shumë e madhe në krahasim me 100 ciklet që mund ti rezistojnë bateritë e tjera prej alumini dhe 1000 ciklet që premton ajo prej litiumi.

Prototipi i ndërtuar nga ky ekip hulumtuesish kombinon një anodë alumini dhe një katod prej grafiti në një qese elektrolite jonike të lëngshme. Bateria prodhon një energji 2 volt e cila është më e pakët në krahasim me 3.6 volt që prodhon një bateri litiumi. Dhe densiteti i energjisë së saj është gjithashtu i ulët. Përveç sasisë së energjisë, kjo bateri ka gjithçka tjetër që secili prej nesh do të donte të kishte në pajisjen e tij elektronike; ajo është e shpejtë, ofron një performancë të lartë dhe siguri, fleksibilitet, cikël jetese të gjat. Shpresojmë që ajo të mbërrijë sa më parë në treg. (PC World Albanian)

Tags >

bateri
Lajmet e fundit>