Harduer

Një grup zhvilluesish ja ka dalë të ndërtojë një kompjuter brenda një mausi

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Një grup zhvilluesish ja ka dalë të ndërtojë një kompjuter brenda një mausi

mouse-box-pcDisa zhvillues polak kanë krijuar një kompjuter tepër kompakt i cili është aq i vogël sa mund të futet brenda një mausi, raporton My BroadBand. Ky krijim quhet ndryshe ‘The Mouse Box’. Kjo do të thotë se që nga ky moment nuk është e nevojshme që përdoruesi të mbajë disa pajisje të rënda për të pasur kompjuterin e tij me vete. E Vetmja gjë që duhet është ky maus dhe një ekran kompjuteri.

screen shot 2015-01-21 at 10.35.40 amThe Mouse Box ka një proçesor 1.4GHz ARM, 128GB memorie, lidhje WiFi dhe një port HDMI për tu lidhur me monitorin. Ai ka gjithashtu 2 porta USB 3.0, një giroskop dhe akselerometër. Akoma nuk është e qartë se cili sistem operativ do mund të përdoret në këtë mini kompjuter por është mëse e qartë që me opsionin Wi-Fi dhe 128GB ai mund të mbaje programe të shumta. Ky produkt është akoma në fazën e prototipit dhe skuadra është në kërkim të fondeve për ta bërë realitet këtë krijim. Çmimi nuk është bërë i ditur po sipas zhvilluesve kjo do të jetë një pajisje shumë e lirë dhe do të bëhet e disponueshme globalisht. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>