Harduer

Një hap para drejt pajisjeve të padukshme

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
Një hap para drejt pajisjeve të padukshme

Momentalisht ata janë duke dërguar në treg disa produkte transparente, si korniza të fotografive digjitale dhe tastiera për celularë, por që të gjitha produktet e tyre është dashur të fuqizohen nga  bateri klasike dhe të dukshme.

Për shkak se komponente të ndryshme dhe të rëndësishme nuk mund të bëhen transparente, Cui me ekipin dhe idenë e tij gjeti një mënyrë për të krijuar bateri që lejojnë komponentet jo-transparente të bëhen aq të vogla sa që të mos mund të shihen. “Nëse diçka është më e vogël se 50 mikron, syve tuaj do t’iu duket si diçka e tejdukshme” tha absolventi Yuan Yang. 

Yang dhe Cui kanë shfrytëzuar një material të njohur si polidimetylsiloksane (PDMS), i cili është i lirë dhe është i shfrytëzueshëm kirurgji plastike dhe në krijimin e thjerrëzave. “Ai nuk është përçues, kështu që ne është dashur të depozitojmë metale në të për ta bërë përçues” tha Yang. 

Më pas Yang ka zhvilluar një substancë transparente të vendosur mes elektrodave. Ai ka modifikuar elektrolitet ekzistuese të gelit për t’i shfrytëzuar edhe si elektrolite edhe si ndarëse. Ndërsa me renditjen e shtresave u krijua edhe bateria. Rezultati është një bateri mjaft transparente. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>