Harduer

Një hap përpara për hibridët: HP prezanton modelet e fundit

May 28 2013
0 Shpërndarje
Një hap përpara për hibridët: HP prezanton modelet e fundit

Laptopët e mirëfilltë do të kenë gjithmonë vendin e tyre, por kohët e fundit, tendenca e tabletëve hibridë ka filluar të përqafohet gjithmonë e më shumë. Megjithatë, dizajnët që kemi parë deri tani kanë pasur një të metë kryesore: CPU të dobta.

HP do të hedhë së shpejti në treg një hibrid, i cili e tejkalon këtë mangësi. Kompania pret që përmes modeleve që lançoi javën e kaluar, të tejkalojë pritshmëritë për këto lloj produktesh.

Split x2 do të jetë njësoj si një PC, do të ketë një CPU të gjeneratës së tretë Intel Core i3 si dhe sistemin e plotë Windows 8. Ekrani është 13.3 inç, HD, me prekje. Kamera është 2 megapixel e modelit HP TrueVision Full HD webcam. Hapësira e kujtesës është 64 GB.

Tastiera shoqërohet me një bateri të dytë dhe ka vend gjithashtu edhe për një hard drive opsionale prej 500 GB. Split x2 do të jetë i disponueshëm në gusht duke filluar nga 800 $.

SlateBook x2 do të jetë model i dytë i kësaj serie i cili vjen në formë e një tableti me Android. Ai ka ekran 10.1 inç, HD, me prekje dhe operon me Android Jelly Bean 4.2.2 përmes NVidia Tegra 4. Tableti ka 64 GB hapësirë kujtese dhe do të jetë i disponueshëm në gusht duke filluar nga 480 $.

Për hibridët ka ende vend për përmirësim. Ata duhet të shndërrohen në pajisje që balancojnë funksionalitetet e laptopit dhe tabletit. Gjithsesi, nëse i referohemi specifikimeve të Split x2 dhe SlateBook x2, mund të themi se të dyja këto pajisje premtojnë shumë. Në gusht do ta kuptojmë sesa vlejnë vërtet. (PCWorld Albanian)

hp

Tags >

HP
Lajmet e fundit>