Analiza

Një historik i shkurtër mbi emrat e domeineve

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Një historik i shkurtër mbi emrat e domeineve

DomainsNë fund të vitit 1985, në total në botë kishte gjashtë emra domeinesh të regjistruara. Ky numër është zgjeruar sot në 265 milionë, sipas të dhënave të tremujorit të tretë nga Verisign. Teksa bota feston 25 vjetorin e uebit, vlen të hedhim një vështrim në kohë për të parë adresat e rrjetit që na ndihmojnë të navigojmë sot në internet. Më poshtë do të shohim disa fakte interesante nga historia e emrave të domeineve.

1985: Domeini i parë .com

Më 15 mars 1985, Symbolics, një kompani prodhuese kompjuterësh nga Masaçusets, regjistroi emrin e parë në botë të domainit: Symbolics.com. Ai qëndroi për rreth 25 vjet i pandryshuar derisa në vitin 2009 u ble për një shumë të padeklaruar publikisht nga XF.com Investments.

1995: Regjistrimi i emrave të domeineve nuk është më pa pagesë

Para vitit 1995, të gjithë ata që dëshironin të regjistronin një emër domeini, mund ta bënin këtë gjë pa pagesë. Gjithçka ndryshoi në momentin që National Science Foundation i dha kompanisë të shërbimeve këshilluese Network Solution të drejtën për të tarifuar për çdo regjistrim. Emrat e domeinve fillonin nga 100 $ për një regjistrim dy vjeçar.

1998: Privatizimi i DNS-së dhe ICANN

Në vitin 1998, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, dha urdhër për privatizimin e Domain Naming System (DNS), e cila kontrollohej në atë kohë nga qeveria amerikane. Po ashtu, u krijua edhe ICANN, e cili lindi si nevojë e zyrtarizimit të kritikave kundër propozimit për privatizimin e DNS-së.

2003: Ndryshime në dekretin e emrave të domeineve

Dekreti “Protect” i vitit 2003 parashikonte ndëshkime për të gjithe personat që regjistronin me qëllim emra domeinesh të ngjashme me ato më populloret. Kjo për arsyen se ishin krijuar faqe si “Bobthebiulder.com” dhe “Teltubbies.com,” të cilat i çonin përdoruesit nëpër faqe pornografike.

2007: Shitja më e shtrenjtë e domeinit

VacationRentals.com ka qenë domeini i shitur më shtrenjtë deri tani. Çmimi ishte 35 milionë $.

2012: Regjistrohen 14 962 domeine brenda 24 orësh

Në prill 2012, Mike Mann, një spekulator domeinesh, regjistroi rreth 15 000 emra domeinesh brenda 24 orëve.

2013: Mbarojnë emrat e domeineve me katër karaktere

Në dhjetor 2013, WhoAPI, një startup për analizimin e emrave të domeineve, zbuloi se të gjitha kombinimet e mundshme të emrave me katër karaktere, ishin përdorur. Pra, gjithçka nga AAAA.com e deri tek ZZZZ.com është e zënë. Bëhet fjalë për gjithsej 456 976 kombinime.

2014: Shtohen mbi 100 domeine të reja të përgjithshme të nivelit të lartë

Disa prej tyre përfshijnë prapashtesa si .cars, .music, .apple, .hyundai etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

domain
Lajmet e fundit>