Harduer

Një imazh i Samsung Galaxy S5 Active shfaqet në Twitter

May 26 2014
0 Shpërndarje
Një imazh i Samsung Galaxy S5 Active shfaqet në Twitter

gsmarena_001Samsung Galaxy S5 Active u shfaq edhe njëherë në mënyrë të papritur. Këtë herë kemi të bëjmë me një imazh që shfaq versionin e AT&T të pajisjes postuar në Twitter nga @evleaks. Ky imazh i rrjedhur në internet nuk përmban asnjë surprizë më vete. Është po njëlloj si të gjitha paisjet e pretenduara të shfaqura në ueb gjatë javës së kaluar.

Samsung Galaxy S5 Active pritet të debutojë shumë shpejt. Përflitet të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon 801, 2 GB RAM dhe 16 Megapixel kamerë të pasme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>