Harduer

Një imazh i Samsung Galaxy S8 zbulon mungesën e një butoni qëndror

Jan 8 2017
0 Shpërndarje
Ndërsa i ofrohemi dita ditës Kongresit Mobil Botëror, spekulimet rreth Galaxy S8-tës vijojnë të shtohen. Më i fundit është një foto e telefonit publikuar nga GSMArena. Një imazh i Samsung Galaxy S8 zbulon mungesën e një butoni qëndror Photo Source: GSMArena

Sipas fotos, Galaxy S8 do të jetë një telefon me një kornizë të vogël rrethuese, ekran të lakuar dhe pa butonin fizik qëndror.

Por më e habitshme është mungesa e butonëve në ekran. Tek telefonët Samsung ndriçimi i butonëve fizikë ndalohet ndërsa ekrani është aktiv prandaj ekziston mundësi që të jenë në telefon por jo aktivë.

TË NGJASHME >

Raportohet se prodhuesi Koreano Jugor ka filluar testimin e telefonit të ardhshëm në Kinë. Pavarësisht se ka patur spekulime se edhe Samsung do të heqë kufjet 3.5 mm, fotoja e paraqitur tregon të kundërtën.

Megjithatë autenticiteti i kësaj fotoje ngelet një pyetje më vehte. Pavarësisht se Samsung nuk ka konfirmuar asnjë spekulim lidhur me telefonit, Galaxy S8 pritet të debutojë në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>