Harduer

Një iPad në versionin Gold është duke ardhur, por jo më 9 shtator

Sep 5 2014
0 Shpërndarje
Një iPad në versionin Gold është duke ardhur, por jo më 9 shtator

113Apple do të lançojë një version Gold të iPad Air, sipas analistit Ming Chi Kuo. Pasi u bënë kërkime në Apple Insider dhe Mac Rumors ky parashikim erdhi më pranë realitetit. Këto dy blogje citonin emrin e Kuo sepse parashikimet e tij në pjesën më të madhe kishin rezultuar të sakta kur vjen puna tek produktet e Apple.

Misteri i vetëm është se kur do të lançojë Apple këtë iPad Air 2 Gold. Nuk mendohet se kjo gjë do të ndodhë në datën 9 shtator,kur Apple do të mbajë eventin për prezantimin e iPhone 6 dhe iWatch. MacRumors shprehet se Apple ka planifikuar dhe një event në tetor dhe kjo supozohet të jetë dita e iPad Air 2 Gold.

Ja çfarë Kuo mendon se do të ketë iPad Air i ardhshëm: “Duke u bazuar në faktin se iPad Air kontribuon me shume se iPad Mini në shitjet dhe fitimet e Apple, mendohet se iPad Air 2 do të sjellë një zhvillim të madh të specifikave këtë vit duke përfshirë opsionin anti-reflektim, një kasë ngjyrë floriri, një procesor A8, sistemin e njohjes së gjurmëve të gishtave dhe një kamerë 8 megapixel. Shumë njerëz ishin skeptikë se Apple do të prodhonte një iPad ngjyrë floriri, por ja që faktet tregojnë të kundërtën. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>