Blog

Një iPhone 7 modifikohet për të pranuar kufjet tradicionale 3.5 mm

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Allen shpjegoi se kishte shpenzuar katër muaj në këtë projekt duke përdorur dizajnë të përshtatura bordesh dhe mbledhur pjesë të iPhone në Shenzen. Një iPhone 7 modifikohet për të pranuar kufjet tradicionale 3.5 mm

Një inxhinier softueri publikoi videon e tij të dytë në kanalin e Youtube këtë javë pasi arriti të ndërtonte iPhone e tij duke blerë pjesë në treg.

Tashmë Scotty Allen vendosi të modifikonte një iPhone 7 në kryeqytetin e prodhimit të elektronikës në botë në Shenzen duke i shtuar një portë 3.5 mm kufjesh të cilin Apple e braktisi me iPhone 7.

Allen shpjegoi se kishte shpenzuar katër muaj në këtë projekt duke përdorur dizajnë të përshtatura bordesh dhe mbledhur pjesë të iPhone në Shenzen.

Problemi më i madh sipas tij ishte si rezultat i dizajnit elektrik. Me iPhone 7 Apple hoqi kufjet 3.5 mm për të krijuar më shumë hapësirë për komponentë të ndryshëm që nga kamera tek rezistenca ndaj ujit.

Videoja e publikuar prej tij është ndër 20 videot më të ndjekura në Youtube aktualisht. Me një kohëzagjatje prej 30 minutash, ajo hyn në detaje të projektit të Allen dhe sesi me sukses arriti të kishte një iPhone 7 plotësisht funksionale por me kufjet 3.5 mm.

Në muajin Prill ai ndërtoi iPhone 6S-në e tij funksionale thjesht duke blerë pjesë të përdorura në treg në Kinë. Telefoni ishte plotësisht funksional e madje edhe me Touch ID. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>