Analiza

Një iPhone 8 anemike dëmton rëndë besimin e investitorëve tek Apple

Oct 19 2017
0 Shpërndarje
Nga ana tjetër Apple prej kohësh nuk ofron shifra të shitjeve të iPhone dhe të dhënat e vetme që kemi vinë nga zinxhiri prodhues. Një iPhone 8 anemike dëmton rëndë besimin e investitorëve tek Apple Photo Source: Reuters

Shenjat e një debutimit të dobët të iPhone 8-ës shoqëruar nga spekulimet bënë që aksionet e Apple të binin me shpejtësi ditën e Enjte.

Ekzekutivi i operatorit më të madh në Kanada, Rogers Communications tha se uria për iPhone ka qenë anemike duke ju bashkuar raportimeve të një performance të dobët të telefonëve të Apple për këtë vit.

Një mori analistësh kanë hedhur poshtë shqetësimet të cilat kanë mbajtur në këmbë shpresat e Apple duke thënë se telefoni i ri është brenda pritshmërive të konsumatorit.

Por debati i filluar pas disa raportimeve nga Tajvani për uljen e prodhimit të iPhone 8-ës, ka mjaftuar për të zhvlerësuar aksionet e Apple me 2.3%.

Sipas CSO-së së CBH Insights, 20-25% e iPhone të shitur në 12-18 muajt e ardhshëm do të jenë iPhone 8 dhe 8 Plus.

Nga ana tjetër Apple prej kohësh nuk ofron shifra të shitjeve të iPhone dhe të dhënat e vetme që kemi vinë nga zinxhiri prodhues.

Kur Apple tha se do të nxjerrë në shitje të dy telefonët në fund të 2017-ës, fansa u zhgënjyen me shtyrjen e debutimit të iPhone X në Nëntor.

CEO i Rogers tha se me të vërtetë është e lartë kërkesa për iPhone X, por numri i tyre ishte i kufizuar.

AT&T, një tjetër operator por në SHBA, shprehej se numri i telefonëve gjatë periudhës kur debuton iPhone është 900,000 njësi më i ulët sesa një vit më parë.

iPhone X del në shitje më 3 Nëntor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>