Lajmet

Një karakter në një gjuhë Indiane bllokon të gjitha versionet e fundit të sistemeve operative të Apple

Feb 16 2018
0 Shpërndarje
Aplikacionet nuk përgjigjen, përfshirë Apple iMessage dhe aplikacione nga palët e treta si WhatsApp, Gmail dhe Facebook Messenger. Një karakter në një gjuhë Indiane bllokon të gjitha versionet e fundit të sistemeve operative të Apple

Apple tha ditën e Enjte se një problem i pranishëm në disa versione të sistemit operativ po shkakton bllokim të papritur të pajisjeve me një karakter të vetëm në gjuhën Telugu, një gjuhë Indiane.

Kompania tha se është duke punuar në një rregullim për iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11.

Versionet e vjetra të sistemeve operative respektive nuk janë të prekur nga problemi tha Apple. Sipas The Verge saherë që karakteri dërgohet në një prej aplikacioneve të iOS 11 shkakton dështim të sistemit operativ.

Aplikacionet nuk përgjigjen, përfshirë Apple iMessage dhe aplikacione nga palët e treta si WhatsApp, Gmail dhe Facebook Messenger.

Megjithatë disa prej tyre si Telegram dhe Skype nuk janë prekur shkruante raporti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>