Lajmet

Një keqfunksionim i Cloudflare ekspozon informacionet e 120,000 uebfaqeve

Feb 24 2017
0 Shpërndarje
Një keqfunksionim në softuerin e kompanisë bëri që qindra mijëra uebfaqe të hostuara në Cloudflare të kishin rrjedhje të dhënash personale. Sipas firmës nuk ka patur një shfrytëzim të problemit të sigurisë nga hakerat. Një keqfunksionim i Cloudflare ekspozon informacionet e 120,000 uebfaqeve Photo Source: TechCrunch

Cloudflare hoston gjashtë milion uebsajte duke reduktuar ekspozimin e tyre ndaj sulmeve DDoS që mund ti nxjerrin offline.

Sipas hulumtuesve të Google, keqfunksionimi i softuerit bënte që Cloudflare të dërgonte të dhëna shfletuesit e përdoruesve saherë që vizitonin një uebfaqe të hostuar në Cloudflare.

Shefi Teknologjik i Cloudflare tha se problemi ishte riparuar me shpejtësi dhe informacionet e rrjedhura janë fshirë nga depot e motorëve të kërkimit.

Ky problem është ekzistent që nga data 22 shtator por pjesa më e madhe e faqeve janë prekur përgjatë periudhës 13 -18 Shkurt.

Afro 120,000 uebfaqe kishin rrjedhje informacioni çdo ditë. Cloudflare tha se është e vështirë të përcaktohen uebfaqet të cilat janë prekur. Disa ekspertë sigurie thonë se problemi është më serioz sesa përshkruhet nga firma. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>