Lajmet

Një keqfunksionim i Internet Explorer dhe Microsoft Edge vë në shenjestër të hakerava miliona përdorur

Feb 28 2017
0 Shpërndarje
Google publikoi ditën e sotme detaje të një keqfunksionimi në shfletuesit e Microsoft nërpëmjet të cilit hakerat mund të ekzekutojnë kod arbitrar. Një keqfunksionim i Internet Explorer dhe Microsoft Edge vë në shenjestër të hakerava miliona përdorur

Ky zbulim shton një tjetër problem në listën e zezë të sigurisë të programeve të Microsoft. Problemi prek shfletuesit Microsoft Edge dhe Internet Explorer 11 në Windows 10.

Projekti Zero i Google tha se kishte raportuar problemin më 25 Nëntor dhe e nxori në dritë pas afatit 90 ditor.

Nëpërmjet dobësisë me emrin e koduar CVE-2017-0037, hakerat mund shkaktonin dështimint e një shfletuesi dhe më pas të ekzekutonin një kod arbitrar duke përdorur një uebfaqe me sekuencë CSS dhe Javascript.

Problemi vjen si rezultat i mënyrës sesi programet në fjalë përpunojnë udhëzimet e formulimit të disa pjesëve të uebfaqeve.

Aktualisht nuk ka indikator që tregojnë se dobësia e sigurisë po shfrytëzohet nga hakerat. Publikimi i këtij informacioni nga Google vjen në një moment të vështirë për Microsoft.

Në fillim të muajit gjigandi i sistemit operativ anuloi përditësimet mujore për Shkurtin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>