Blog

Një kompani robotike e Koresë së Jugut ka ndërtuar një robot të vërtetë

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
Një kompani robotike e Koresë së Jugut ka ndërtuar një robot të vërtetë

630567928-edProdhuesi i Koresë së Jugut i robotëve, Hankook Mirae Technology, debutoi prototipin e tyre të parë këtë fundjavë, i cili mund të pilotohet. Prototipi quhet Method-2.

Ai është 4-metër i gjatë, peshon 1.3 ton dhe ka krahë metalik që peshojnë 130kg. “Roboti jonë është i pari me dy këmbë që drejtohet nga një njeri brenda dhe është i ndërtuar për të punuar në sipërfaqe të rrezikshme ku njerëzit nuk mund të shkojnë (të pambrojtur),” tha drejtori i kompanisë në një deklaratë.

Kompania ka harxhuar deri në $200 milion që nga 2014 për të zhvilluar këtë robot me ndihmen e dizajnerit e Hollywood të efekteve speciale, Vitaly Bulgarov, i cili ka marrë pjesë tek Transformers, Robocop dhe Terminator.

Method-2 nuk do të dërgohet në terren në një kohë të afërt. Por në vend të kësaj, mjeti gjigant do të shërbejë si një testues për teknologjitë e reja që do të lindin të robotëve. Variacionet e ardhshme,  megjithatë, mund të gjejnë përdorim në çdo gjë. Nga ndërtimi dhe shkarkimi deri në operacionet ushtarake. (PCWorld Albanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>