Lajmet

Një koncept i ri për iPhone-n e radhës

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Një koncept i ri për iPhone-n e radhës

IO7Sapo kanë kaluar pothuajse 6 muaj nga koha kur Apple lançoi sistemin e ri operativ iOS 6, por kjo nuk i ka penguar njerëzit të krijojnë një listë dëshirash për karakteristikat që duhet të ketë iOS 7.

Në YouTube është shfaqur një video e re e cila zgjeron konceptin “ëndërr” të iOS 7 për iPhone dhe iPad.

Federico Bianco, i cili ka krijuar videon, shpjegon se si mund të shtojë Apple një listë me karakteristikat më interesante në sistemin e vet operativ mobile, pa ndryshuar në mënyrë drastike ndërfaqen dhe pamjen e jashtme të tij.

Bianco ka riimagjinuar të gjitha funksionalitetet, duke filluar nga mënyra se si kyçet ekrani e deri tek opsionet e rafteve të iBooks apo Mission Control.

Në sistemin operativ të konceptuar nga ai, përdoruesit mund të personalizojnë kyçjen e ekranit dhe mund të bëjnë telefonata pa rrëshkitur gishtin në ekran për ta ç’kyçur atë. Mënyra të reja shfaqen për aktivizimin e Wi-Fi apo Airplane Mode.

Më tej Bianco ofron opsione të reja për t’iu përgjigjur më shpejt mesazheve, për të naviguar mes të gjitha dritareve të aplikacioneve që janë të hapur apo edhe një buton që u mbyll të gjitha ato me një prekje – opsion ky që jo vetëm do t’ju kursente kohë, por do të kursente edhe baterinë.

Të gjitha këto karakteristika të reja janë dizenjuar për reduktuar në maksimum baterinë.

Zakonisht, Apple i zbulon sistemet e veta operative mobile në konferencën e tij Worldwide Developers gjatë verës, edhe pse blogeri i njohur i Apple John Gruber u shpreh kohët e fundit se kishte dëgjuar fjalë që zhvillimi i iOS 7 ka hasur vonesa në kohë, nuk po ecën në përputhje me planifikimin në këtë aspekt dhe kompania po shton inxhinierë të departamenteve të tjera për të punuar me të. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOSiphone
Lajmet e fundit>