Blog

Një kriminel kibernetik Rus dënohet me 46 muaj burgim në SHBA

Aug 4 2017
0 Shpërndarje
Ai u arrestua në Finlandë në 2015-ën dhe u ekstradua në SHBA ku përballej me akuzat e mashtrimit kompjuterik. Një kriminel kibernetik Rus dënohet me 46 muaj burgim në SHBA

Një shtetas Rus përballet me 46 muaj burgim në Amerikë për krijimin e një rrjeti kompjuterash të hakuar.

Maxim Senakh u dënua në Minesota për drejtimin e botnetit Ebury i cili është përdorur për të vjedhur emra përdoruesish dhe fjalëkalime nga kompjutera Linux.

Ai u arrestua në Finlandë në 2015-ën dhe u ekstradua në SHBA ku përballej me akuzat e mashtrimit kompjuterik.

Senakh beson se ka infektuar mijëra kompjutera të cilët janë përdorur në disa skema mashtrimi.

“Ndërsa bëhemi çdo ditë e më shumë të varur nga kompjuterat, kriminelët kibernetikë si Senakh përbëjnë një rrezik serioz,” shprehej gjykatës Amerikan Gregory Brooker.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se kompjuterat e hakuar prej tij ishin përdorur për të gjeneruar dhe ridrejtuar trafik dhe gjeneruar klikime.

Kompjuterat e hakuar prej tij gjithashtu janë përdorur për të krijuar dhe shpërndarë spam. Me anë të këtyre skemave ai kishte arritur të fitonte milion dollar.

Senakh do të rikthehet në vendin e tij pasi të ketë mbaruar dënimin. Autoritetet Ruse dënuan arrestimin dhe ekstradimin e Senakh duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë filluar një gjueti shtrigash ndaj qytetarëve Rusë. /PCWorld Albanian

Tags >

RusiaSHBA
Lajmet e fundit>