Harduer

Një laptop luksoz me çmim 1 milion $

Apr 28 2013
0 Shpërndarje
Një laptop luksoz me çmim 1 milion $

Kompania me zyra në Londër, Luvaglio, e cila prodhon elemente luksoze, ka filluar shitjen e një laptopi që kushton 1 milion $.

Në këtë çmim marramendës përfshihet luksi me funksionalitetin. Laptopi ka taste të mbuluara me diamand si dhe materiale të tjera të cilësisë shumë të lartë.

Nëse do të flasim per specifikimet e laptopit në vetvete, mund të thuhet se është tepër i zakonshëm. Ekrani është LED 17 inç anti-pasqyrues, ka hapësirë kujtese prej 128 GB si dhe një Blu-Ray player.

Megjithatë, nga pamja e jashtme sigurisht që shkëlqen, në të gjitha kuptimet. Në vend që zgjidhni ngjyrën që dëshironi, mund të zgjidhni në fakt gurët e çmuar të cilët dëshironi t’i keni në laptop.

Edhe mënyra e vendosjes apo integrimit të tyre në laptop (tastiera) është totalisht në dorën e përdoruesit.

Sfida e Luvaglio-s në këtë rast do të jetë gjetja e konsumatorëve që janë të interesuar për produktin, gjë që do të jetë vërtet e vështirë duke marrë parasysh çmimin prej 1 milion $. (PCWorld Albanian)

loptop luksoz

Tags >

laptop
Lajmet e fundit>