Lajmet

Një llogari anonime në Instagram ka publikuar fotografi dhe incizime të dëshmitarëve në polici

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Një llogari anonime në Instagram ka publikuar fotografi dhe incizime të dëshmitarëve në polici

policetape4Sipas një raporti të ri, një llogari anonime në Instagram ka nxjerr më tepër se 30 njerëz si dëshmitarë të krimit të cilët bashkëpunuan me policinë, duke postuar fotografitë e tyre, deklaratat në polici dhe dëshminë për pothuajse 7,900 ndjekësit e vet.

Qëllimi i llogarisë, sipas biografisë së vet në Instagram, është të bëhet “zbulimi i minjve”.

Policia dhe prokurorët e Filadelfias janë duke e hetuar llogarinë, rats215, duke thënë për Philadelphia Inquirer që frikësimi i dëshmitarëve ka qenë një problem i theksuar për zyrën e prokurorit të qarkut.

Instagram mbylli këtë llogari të enjten pasi që Inquirer kërkoi të bëhet kjo gjë. Sipas gazetës, shumë deklarata që janë postuar në rats215 nuk janë regjistrime publike, duke ngritur pyetjen se kush i zbuloi ato për mbajtësin anonim të kësaj llogarie.

(Llogaria rregullisht bënte thirrje tek ndjekësit e llogarisë së vet për të dërguar fotografi të dëshmitarëve.) Secila fotografi mori pikë të “pëlqimeve” dhe mori komente duke shprehur dhunë kundër dëshmitarëve, thuhet në raport. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>