Lajmet

Një makinë autonome e Uber përfshihet në një incident, kompania pezullon programin

Mar 27 2017
0 Shpërndarje
Aksidenti, më i fundit i një makine me sistem vetëdrejtimi, nuk pati pasoja në viktima. Si rezultat Uber vendosi të pezullonte programin deri në hetimin e ngjarjes. Një makinë autonome e Uber përfshihet në një incident, kompania pezullon programin Photo Source: Reuters

Uber Technologies mbylli programin pilot të testimit të makinave autonome ditën e Marte pasi incidentit që u përfshi një model Volvo me teknologjinë në fjalë në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Aksidenti, më i fundit i një makine me sistem vetëdrejtimi, nuk pati pasoja në viktima. Si rezultat Uber vendosi të pezullonte programin deri në hetimin e ngjarjes.

Aksidenti ndodhi në momentin kur drejtuesi i mjetit të dytë nuk arriti të ndalohej në momentin kur makina Uber po merrte një kthesë.

Përplasja shkaktoi rrokullisjen në anën e pasagjerit të makinës Volvo të Uber. Dy shoferë ishin në makinën Volvo gjatë aksidentit.

Kur lançoi programin pilot vitin e kaluar në Pittsburgh, Uber tha se makinat kanë nevojë për ndërhyrjen njerëzore në shumë rrethana.

Aksidenti nuk është i pari në llojin e tij. Një drejtues mbeti i vrarë në një aksident ku makina e tij Tesla Model S goditi një kamion në Florida të Shteteve të Bashkuara. Edhe makina e Google është përfshirë gjithashtu në aksident. /PCWorld Albanian

Tags >

UberVolvo
Lajmet e fundit>