Lajmet

Një maluer kriptografik po përhapet me shpejtësi në Facebook Messenger

Dec 27 2017
0 Shpërndarje
Maluerët kriptografikë hakojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit për të gjeneruar monedha dhe konfirmuar transaksione për bursat. Një maluer kriptografik po përhapet me shpejtësi në Facebook Messenger

Një virus i cili shndërron kompjuterat në një “minierë” për prodhimin e monedhave kriptografike pa dijeninë e tyre po përhapet me shpejtësi në Facebook Messenger.

Malueri i quajtur “Digmine” po përhapet në versionet desktop të aplikacionit Facebook në shfletuesin Chrome sipas Trend Micro.

Nëse llogaria e Facebook është e vendosur që të hapet automatikisht, Digmine do të manipulojë Facebook Messenger për tu dërguar maluerin edhe tek miqtë.

Maluerët kriptografikë hakojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit për të gjeneruar monedha dhe konfirmuar transaksione për bursat.

Prodhimi i bitcoin kërkon goxha energji dhe është shndërruar në një biznes fitimprurës dhe tërheqës për bandat e internetit që infektojnë kompjuterat në masë për këtë qëllim.

Me 21 milion bitcoin në total, individë dhe organizata po bëjnë ç’të munden për të fituar sa më shumë nga ajo që ka ngelur.

Rritja e popullaritetit të monedhave kriptografike po tërheq hakerat drejt biznesit të maluerëve kriptografikë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>