Lajmet

Një maluer kriptografik i quajtur ADB.Miner infekton 5,000 pajisje Android në 24 orë

Feb 6 2018
0 Shpërndarje
Sipas firmës Kineze telefonët dhe televizorët janë pajisjet më të prekura. Ndërsa infektimet e para datojnë nga nga 31 Janari, në vetëm 24 orë ADB.Miner është përhapur në 5,000 pajisje në Kinë dhe Korenë e Jugut. Një maluer kriptografik i quajtur ADB.Miner infekton 5,000 pajisje Android në 24 orë

Një kërcënim i ri në pajisjet Android ka fituar terren ditët e fundit duke infektuar mijëra pajisje paralajmërojnë hulumtuesit.

Në një postim në blog ditën e diele, hulumtuesi i sigurisë kibernetike Wang Hui nga 360Netlab tha se përdoruesit e telefonëve Android rrezikohen nga një maluer kriptografik i quajtur ADB.Miner dhe po përhapet me shpejtësi.

Malueri sillet si një krimb dhe përdor ndërfaqen debug të ADB dhe portën 5555 për tu përhapur. Zakonisht kjo portë qëndron e mbyllur por mjeti ADB Debug i përdorur për të kryer diagnostikime mund ta hapë portën aksidentalisht.

Sapo pajisja infektohet do të vijojë të shfrytëzojë portën 5555 për tu përhapur në pajisje të tjera si telefonë, tabletë dhe televizorë Android.

Sipas firmës Kineze telefonët dhe televizorët janë pajisjet më të prekura. Ndërsa infektimet e para datojnë nga nga 31 Janari, në vetëm 24 orë ADB.Miner është përhapur në 5,000 pajisje në Kinë dhe Korenë e Jugut.

Ekipi hulumtues tha se përmbante kod të ngjashëm me Mirai. Botneti Mirai i cili skllavëroi miliona pajisje të internetit të gjërave u shfrytëzua për të realizuar sulme DDoS.

ADB.Miner përdoret për të prodhuar monedha Monero. Kriminelët kibernetikë çdo ditë po eksplorojnë mënyra të përdorimit të minerave kriptografikë për qëllime përfitimi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>