Lajmet

Një marifet i vjetër ndihmon hakerët gjermanë të thyejnë sigurinë e iPhone 5S Touch ID

Sep 27 2013
0 Shpërndarje
Një marifet i vjetër ndihmon hakerët gjermanë të thyejnë sigurinë e iPhone 5S Touch ID

Sipas një grupi hakerësh gjermanë, siguria në sistemin Apple Touch ID mund të thyhet duke përdorur një teknikë sipas së cilës krijohet një kopje e gjurmëve të gishtave përmes lëngut qumështor.

Chaos Computer Club (CCC), i cili mban edhe një konferencë vjetore mbi hakimet si dhe publikon herë pas here kërkime mbi sigurinë në kompjuter, shkruan në blog se në bazë të eksperimentit është vërtetuar se identifikimi përmes shenjave të gishtave “duhet evituar.”

Apple e ka prezantuar Touch ID me smartfonin e fundit, iPhone 5S pak javë më parë. Sipas kompanisë, shenjat e gishtave të një personi janë kodet më të mira të sigurisë në botë.

“Është gjithmonë me ju dhe nuk ka dy të ngjashëm,” shkruan kompania në faqen zyrtare. CCC ka postuar një video në YouTube, ku tregon se si janë përdorur shenjat e rreme të gishtave. Mjafton të fotografohen me 2400 DPI.

Imazhi, më pas, konvertohet dhe printohet me lazer në 1200 DPI në një fletë transparente duke përdorur opsionet për printim me bojë të theksuar.

CCC shkruan se kjo teknikë nuk është e re dhe se është përdorur edhe më parë për qëllime të ngjashme. Me lëngun qumështor me ngjyrë rozë ose rrëshirën e bardhë e pemëve lyhet fleta e cila është printuar.

Pasi thahet, hiqet shtresa e hollë e lëngut nga fleta dhe nëse i fryn pak, ajo merr lagështi duke i përngjarë gishtit të njeriut. Më pas, mund të vendoset në sensorin e iPhone-it për të bërë identifikimin. (PCWorld Albanian)

iphone-5s-touch-id-hack

Lajmet e fundit>