Lajmet

Një maluer i ri po bën kërdinë në dyqanin e aplikacioneve Android të Google Play

Feb 4 2015
0 Shpërndarje
Një maluer i ri po bën kërdinë në dyqanin e aplikacioneve Android të Google Play

mobile-malware

Një raport i ri nga firma e sigurisë, Avast, bëri të ditur mëngjesin e ditës së sotme zbulimin e një malueri të ri në dyqanin e aplikacioneve të Android, Google Play Store. Ky maluer gjendet prezent në disa aplikacione që që kanë një numër të lartë shkarkimesh. Një lojë e infektuar e quajtur Durak, numëron 5 deri në 10 milion instalime sipas të dhënave nga dyqani i aplikacioneve Google Play.

Ky maluer ra në shënjestrën e ekspertëve të sigurisë në disa komente në forumin e Avast. Përveç lojës në fjalë, të tjera aplikacioneve përfshi IQ Test dhe një aplikacion historiku rezultuan të infektuara. Aplikacionet u përkisnin zhvilluesve të ndryshëm, por që secili rezultonte i infektuar me të njëjtin maluer.

Në videon që kemi paraqitur më poshtë shfaqet edhe një smartfon Android i infektuar. Reklamat shfaqen kudo në telefonin tuaj, por vetëm pas restartimit të smartfonit. Zakonisht shfaqin paralajmërime që thonë se telefoni juaj është i papërditësuar ose është plot me përmbajtje pornografike. Nganjëherë këto reklama të drejtojnë edhe për tek disa aplikacione të sigurisë si Quihoo 360. Mbase kjo kompani nuk është duke reklamuar produktin e saj përmes maulerëve por mund të jetë veprim i disa individëve të cilët janë duke përfituar me anë të një skeme referuese.

Aktualisht, Avast është në bisedime me kompaninë e sigurisë që arrihej nga këto reklama, dhe janë duke investiguar lidhur me çështjen. Ne do ju njoftojmë sapo të kemi informacione të tjera.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>