Lajmet

Një mënyrë e shpejtë për lançimin e dritares së kompozimit në Gmail

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
Një mënyrë e shpejtë për lançimin e dritares së kompozimit në Gmail

Tetorin e kaluar Google prezantoi dritaren e re të shkrimit të email-ve për Gmail.

Përdoruesve iu prezantua kjo dritare e re kompozimi me opsionin e rikthimit tek dritarja e vjetër e kompozimit.

Vetëm para disa javësh Google njoftoi se dritarja e re do të ishte përfundimtare për të gjithë përdoruesit.

Në rast se dritarje e re nuk duket shumë e përshtatshme dhe me përmasa të vogla ne do ju paraqesim një metodë për ta zmadhuar disi dritaren ku shkruhen email-et.

Në vend që të kufizoheni nga përmasat e shfletuesit tuaj ju mund të lançoni një dritare të re të shkëputur nga shfletuesi, të cilës mund t’ja ndryshoni përmasat sipas dëshirës.

Për të lançuar këtë dritare mjafton që të mbani shtypur butonin SHIFT të tastierës ndërkohë që keni klikuar butonin e kompozimit.

Kjo funksionon gjithashtu edhe kur jeni duke shtypur butonin Reply.

Mund të shtypni komandat SHIFT+C për të lançuar kete dritare akoma më shpejt.

Për tu përgjigjur në një dritare të re mund të shtypni SHIFT+R, për opsionin Reply All mund të shtypni SHIFT+A, ndërsa për të dërguar mesazhin mund të përdorni komandat SHIFT+F. (PCWorld Albanian)

gmail

Tags >

Gmail
Lajmet e fundit>