Lajmet

Një mënyrë e thjeshtë për të afruar më tepër imazhet në Google Maps

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Një mënyrë e thjeshtë për të afruar më tepër imazhet në Google Maps

googlemapsEkziston një mënyrë e thjeshtë por “e fshehtë” për të afruar më tepër objektet në Google Maps.

Ja se si funksionon: Fillimisht gjeni një zonë të caktuar me Google Maps dhe afrojeni atë aq sa mund të lejojë butoni “+” që ndodhet në pjesën e sipërme të hartës.

Sigurohuni që të mos keni përzgjedhur Street View në rast se ajo vendndodhje e caktuar e suporton atë.

Pasi të keni zmadhuar hartën në maksimum (pa kaluar tek Street View), klikoni butonin e linkut që ndodhet në krah të butonit të printimit në të majtë të hartës.

Kopjoni linkun dhe vendoseni atë tek fusha e adresës të shfletuesit, por mos shtypni enter. Më pas vendosni kursorin në fund të URL-së, e cila duhet të jetë “&z=20” ose diçka e ngjashme. Numri në fund tregon nivelin aktual të zmadhimit.

Ndryshojeni atë duke vendosur një numër më të madh dhe nëse Google Maps e suporton atë nivel afrimi atëherë ju do keni mundësi të shihni më afër zonën e zmadhuar. Duhet të keni parasysh se sa më shumë të afroheni aq më të turbullta duken imazhet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>