Harduer

Një miliardë smartfonë priten të prodhohen në 2013, ARM vazhdon akoma dizajnimin e tyre

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Një miliardë smartfonë priten të prodhohen në 2013, ARM vazhdon akoma dizajnimin e tyre

snapdragon ARM krijon pronësi intelektuale që përdoren në dizajnimin e më shumë se 95% të smartfonëve në botë. ARM, me bazë në Kembrixh të Anglisë punëson rreth 2500 punonjës, shumë nga të cilët inxhinierë që shkruajnë planet që ndihmojnë kompanitë të ndërtojnë procesorët për smartfonët apo tabletët e tyre.

Për shembull Qualcomm blen licencën e ARM për të krijuar bazën e cipit të tij Snapdragon,që integron radiot LTE dhe procesori i ri Octa i Samsung inkorporon tetë bërthama të ndryshme ARM.

Dizajni i procesorit të ARM i quajtur Big.Little që ruan energji do të përdoret në cip-et e Samsung edhe në gjashtë kompani të tjera në 2013, tha ARM. “Ne do të përballemi me një dyfishim të performancës së CPU edh GPU të smartfonëve gjatë 12 muajve në vazhdim”, tha James Bruce, drejtues i strategjive mobile për ARM.

Për veç procesorëve Octa, Bruce tha se prezantimi i Firefox OS do të nxisë prodhimin e më shumë smartfonëve në 2013, sidomos për çmime të ulta dhe të mesme. Shumë analistë parashikojnë se 1 miliardë smartfonë do të prodhohen në 2013.

Priten përmirësime të smartfonëve në cilësi më të lartë

Smartfonë me cilësi të lartë, shpesh herë të quajtur super telefonë, si HTC One dhe iPhone smartphones5 dhe Samsung Galaxy III, do të përmisohen në 2013. Edhe smartfonë me më pak funksionalitete do të shfaqen si smartfonët e Spreadtrim Communication 48 $. Bruce tha qe telefoni Spreadtrum punon me një çip të vetëm Cortex A5, duke dhënë një perfomancë të njëllojtë si ajo e iPhone 3.

“Në 2013, ne do të shohim zhvillimin e superfonëve, por gjithashtu edhe zhvillimin e smartfonëve të shtresës fillestare dhe të mesme” tha Bruce. “Tregu i smartfonëve nuk është statik, po të krahasosh tregun aktual me tregun fillestar kur doli për herë të parë telefoni Android, normalisht që ka ecur ekstremisht shumë mirë” tha ai.

“Nuk është një treg fiks dhe është shumë dinamik. Sistemi Operativ Firefox është një tregues se sa interesant do të jetë tregu i 2013.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>