Lajmet

Një muaj nga ndalimi dhe ende ka aplikacione për gërmimin e monedhave kriptografike në Play Store

Aug 28 2018
0 Shpërndarje
MinerGate, një aplikacion me 1 milion shkarkime në Android gjithashtu është zhdukur nga Play Store. Një muaj nga ndalimi dhe ende ka aplikacione për gërmimin e monedhave kriptografike në Play Store

Në Korrik Google miratoi rregulloren e re për të ndaluar hyrjen e aplikacioneve për gërmimin e monedhave kriptografike në Play Store.

Dy javë më parë u pa se shumë aplikacione ende ishin në Play Store.

Por Google u kishte dhënë një afat 30 ditor për heqjen e aplikacioneve dhe kjo periudhë ka kaluar por ende shumë aplikacione kanë mbijetuar.

Një kërkim i The Next Web zbuloi se tre aplikacione janë hequr: MinerGate, AA Miner dhe Free CH Miner.

NeonNeonMiner, CryptoMiner Pro, Pickaxe Miner, dhe Pocket Miner janë ende në Play Store.

MinerGate, një aplikacion me 1 milion shkarkime në Android gjithashtu është zhdukur nga Play Store.

Sakaq ndalimi i Google përfshin vetëm Play Store dhe kompania ka paralajmëruar përdoruesit të cilët instalojnë aplikacione nga palë të treta mund të përfundojnë duke instaluar maluerë. /CryptoWorld Albanian

Lajmet e fundit>