Analiza

Një muaj nga zyrtarizimi, Android 8.0 Oreo arrin adoptim vetëm 0.2%

Oct 3 2017
0 Shpërndarje
Rënditja është kjo: Marshmallow, Lollipop, Nougat, KitKat, Jelly Bean, ICS, Gingerbread dhe Oreo. Një muaj nga zyrtarizimi, Android 8.0 Oreo arrin adoptim vetëm 0.2%

Një version i ri Android debutoi gjatë muajit Gusht dhe ndërsa me çdo version të ri zgjidhen probleme të shumta për përdoruesit, një prej tyre ende ska marrë zgjidhje: fragmentimi.

Në faqen e platformave të Google, sistemit operativ më i fundit Android 8.0 Oreo u desh mëse 1 muaj për të pasur një adoptim prej 0.2%.

Google lançoi Android 8.0 Nougat më 21 Gusht. Telefonët e rinj të Google, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL të cilët pritet të sjellin Android 8.1 ende skanë debutuar.

Versioni më i fundit madhor i Android, të paktën i duhet një vit që të shndërrohet në versionin më popullor, dhe historia e Oreo ska për të qenë ndryshe.

Këto janë ndryshimet mes Shtatorit dhe Tetorit:

  • Android 8.0 Oreo: 0.2 %
  • Android 7.0/7.1 Nougat: rritje me 2% në 17.8%
  • Android 6.0 Marshmallow: rënie me 0.2% në 32%
  • Android 5.0/5.1 Lollipop: rënie me 1.1% në 27.7%
  • Android 4.4 KitKat: rënie me 0.6% në 14.5%
  • Android 4.1/4.2/4.3 Jelly Bean: rënie me 0.3% në 6.6%
  • Android 4.0 Ice Cream Sandwich: 0.6%
  • Android 2.3 Gingerbread: 0.6%

Të dhënat e publikuara nga Google vinë nga dyqani i aplikacioneve Play Store i cili funksionon me Android 2.2 ose më lart. Kjo do të thotë se nuk përfshihen pajisjet që nuk kanë të instaluar Play Store siç është rasti i telefonëve dhe tabletëve në Kinë apo linja Amazon Fire.

Versionet Android që kanë adoptim më të ulët se 0.1% nuk listohen siç është Honeycomb 3.0 dhe Froyo 2.2.

Rënditja është kjo: Marshmallow, Lollipop, Nougat, KitKat, Jelly Bean, ICS, Gingerbread dhe Oreo. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>